Trafiku urban ka njoftuar se në autobusët e NPK “Trafiku Urban” edhe me tutje respektohen me shumë seriozitet masat mbrojtëse si rezultat i rekomandimeve te IKSHP-së, përcjell InLajmi.
Nga kjo kompani transportuese thuhet se andaj edhe me tutje i ftojmë qytetarët për mirëkuptim për shkak se është i kufizuar numri i udhëtarëve në 20, brenda një autobusi dhe bartja e maskës mbrojtëse është obligative.
Ata thonë se se përgjegjësia e jonë është vetëm për autobusët e Trafikut Urban (siç njihen nga qytetarët autobusët e rinj të Prishtinës) dhe jo për autobusët e kompanive private që së bashku me ta, operojmë në linjat e transportit urban. /InLajmi/

















