Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë për gjendjen e pacienteve të prekur me koronavirus, përcjell InLajmi.
Klinika Infektive ka njoftuar se pesë prej të infektuarve janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, derisa 30 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), sipas raportit 24 orësh janë të shtrirë 79 pacientë.
Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, 5 prej tyre në gjendje stabile lirohen për vetizolim në shtëpi.
Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.
Nga 65 rastet e konfirmuara me Covid-19 pozitiv, 30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv. /InLajmi/