Selman Avdiu, invalid i luftës, është duke jetuar në kushte të mjerueshme së bashku me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, përcjell InLajmi
Arjeta Fejza ka bërë të ditur këtë lajm në Facebook e saj
Fejza , që në zgjedhjet e fundit ishte kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se “Unë besoj në përgjegjësi institucionale, por edhe në humanitet, prandaj ju ftoj të bashkohemi në këtë nismë”, ka shkruar ajo.
“Ky është Selman Avdiu invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili tashmë jeton në këto kushte me gruan dhe 6 fëmijët e tij, në fshatin Shtrubullov komuna e Drenasit”, ka thënë Fejza, derisa ka publikuar edhe numrin e kontaktit të Avdiut.
Postimi i plotë i saj :
Të dashur miq,
Kam pranuar mesazhin që të shpërndaj këtë kërkesë me juve.
Unë besoj në përgjegjësi institucionale, por edhe në humanitet, prandaj ju ftoj të bashkohemi në këtë nismë.
“Ky është Selman Avdiu invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili tashmë jeton në këto kushte me gruan dhe 6 fëmijët e tij, në fshatin Shtrubullov komuna e Drenasit.
Shpërndaje ta shohin ata që mund të ndihmojnë.”
Nr për kontakt:
043 973 443 si dhe 044 231 581 /InLajmi/