Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus, raporton InLajmi.
Zemaj njoftoi se nga data 20 qershor Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarra masa të reja për pikat kufitare.
“Janë ndërmarrë masat e heqjes së izolimit, heqja e lirimit të qarkullimit dhe obligimi i gjithë atyre që hynë në Kosovë të kontrollohen, ata që manifestojnë shenja të trajtohen”, tha Zemaj.
Pas rritjes se rasteve, Zemaj potencoi se është marrë vendimi për shfrytëzimin e manualit i cili parasheh që institucionet të reduktojnë stafin dhe të bartin pajisjet mbrojtëse. /InLajmi/