Virusi COVID-19 vazhdon të përhapet në gjithë botën, përcjell Inlajmi
Disa nga të prekurit përjetojnë simptoma të lehta dhe shërohen, derisa të tjerat kanë simptoma më të rënda, ndërsa një numër prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Studiuesi i mjekësise alternative, Hetem Ramadani ka thene se izolimi dhe mbyllja nuk jane menyra e duhur per ta luftuar koronavirusin.
Ramadani i ftuar mbrëmë në Rubikon jep pikepamjet e tij mbi disa çështje më të diskutuarat duke filluar nga shëndetesia deri të politika.
Ramadani i pyetur nga gazetari se a eshte COVID-19 mashtrim sipas tij, ai u pergjigj se eshte mashtrim ne nivelin trajtimit, histerise dhe masave.
Ramadani thotë se koronavirusi është një mashtrim sepse nuk vret ngase asnjë i infektuar nuk vdes nëse nuk ka ndonjë sëmundje tjetër të rëndë shoqëruese.
Ai poashtu thekson se duke u ushqyer mirë, duke lëvizur dhe duke medituar mbrohemi nga i ashtuquajturi koronavirus ndërsa farmacitë vetëm sa e dëmtojnë trupin e njeriut me qëllim të përfitimit të tyre sepse vaksina sipas tij nuk është zgjidhje. /InLajmi/