Ish-Minstrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se egziston rreziku për shkëmbim teritorial në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka shtuar se ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë.
Ajo në facebook ka thënë se rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija
Postimi i plotë i saj:
Pra, shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit siç thonin. Për ata që s’besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme.
Po të mos ishte gjithë kundërshtimi ynë dhe i qytetarëve në protestën e 29 shtatorit ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” dhe jo vetëm, tashmë do t’i vuanim pasojat e asaj marrëveshje!
Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën. /InLajmi/

















