• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Dasma e shoqërisë së vdekur

V E nga V E
19 June 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Dasma e shoqërisë së vdekur
4
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Daut Dauti

Lufta sjellë ndryshime radikale në shoqëri. Merreni rastin e Gjermanisë dhe Kosovës nëse dëshironi t’i shihni ndryshimet radikale por që kanë krijuar efekte të kundërta.

Gjermania u ringjallë përkundër planeve që kjo të mos ndodhte kurrësesi. Por, u ringjallë në mënyrën që nuk mund ta kundërshtonte askush. Nga një fajtore për krime të tmerrshme kundër njerëzimit, Gjermania e ndryshoi kursin e lëvizjes dhe duke e ngritur kokën lart dhe duke i përvjelur mëngët, doli mbi të gjitha shtetet në të gjitha aspektet.

Kosova, e cila ishte viktimë e një agresioni sikur ai i Gjermanisë fashiste, u struk e turpëruar në një kënd nga ku nuk u bëri ballë zhvillimeve që solli paslufta. Edhepse e tërë bota u ngritë në këmbë që t’i ndihmonte, Kosova përjetoi fatin e kundërt me atë të Gjermanisë. Jo vetëm që nuk zhvillua, por hyri në rrugë për t’u shpallur fajtore për luftën dhe ta marrë dënimin e ‘merituar’.

Ne këtë gjë e shohim çdo ditë por sillemi sikur që i kemi punët më së miri në botë. Kjo shihet në një segmet kritik të shkurtër që para disa ditësh postova në lidhje me dasmat tona. Në lidhje me atë se si shoqëria më e varfër e Evropës, me probleme të mbijetesës, bënë dasmat më luksoze në botë. Pra, fjala është për dasmat e një shoqërie që ka ngecur mbrapa në aspektin, ekonomik, politik, kulturor …

Ky shembulli i dasmës dikujt mund t’i duket naiv, por në mënyrë shumë të suksesshme e spjegon gjendjen tonë. Reagimet ndaj postimit tim mund të merren si shembull. Shumica e reaguesve kishin qëndrim të arsyeshëm dhe kjo është inkurajuese që tregon se ne mund të gjejmë shpëtim nga vorbulla që mundohet të na përbijë e të cilën e kemi krijuar vet.

Postimi im u shpërnda nga disa portale. Shumica e tyre nuk e bënë me qëllim që të zhvillohej debat, por që të krijohej senzacioni për shkak se ndjejnë se kanë obligim për të ushqyer armatën e tyre të injorantëve. Kundërshtarët nuk janë pak në numër dhe duket që nuk njohin asgjë tjetër pos argëtimit.

Nga reagimet shohim se ata janë të moshës së re. Janë muzikantë dhe përkrahës të tyre që dijnë të lexojnë por nuk kanë aftësi të kuptojnë e edhe më pak të analizojnë dhe debatojnë. Këta vetëm shajnë dhe mallkojnë. Janë si qentë e qartur që e hanë njeri tjetrin dhe nuk e diktojnë as kur e kafshojnë veten. Këta janë ata për të cilët PISA na njofton rregullisht me gjendjen e rëndë dhe numrin e tyre që është në rritje. Kjo është pamja e dështimit tonë që ka krijuar arsimi, media dhe politika. Pamje që shikohet me rrënqethje.

Një studim jo shumë i thellë do të tregonte se gjatë dy dekadave të fundit kjo shoqëri e jona ka harxhuar miliarda euro për dasma. Kjo ndodhë në të njejtën kohë kur shtetet tona fqinje shumat e këtilla të parave i kanë kanalizuar në investime në ekonomi, shkencë, kulturë e art. Janë të rrallë ata që e shohin se sa kanë ecur para shoqëritë rreth nesh. Prandaj, ne jemi prapa tyre në çdo aspekt se jemi të zënë me dasma dhe argëtim.

Natyrisht që duhet të jemi kundër këtyre dasmave por jo kundër dasmës si nocion apo dukuri e nevojshme. Nuk mund të kthehen më dasmat që zgjatnin dy apo tri ditë dhe në të cilat kishte momente sportive, kulturore, argëtuese, etj. Por, nëse ne jemi evropian, siç proklamojmë me zhurmë shurdhuese çdo ditë, atëherë pse nuk bëjmë dasma evopiane të cilat karakterizohen me nivelin e logjikës dhe arsyeshmërisë?

Kjo kastë argëtuese dasmën e qoroditur e sheh si industri kryesore dhe të vetmen që e mban gjallë këtë popull. ‘Krijon qarkullim të parasë dhe gëzim. E mbanë gjallë tërë vendin’ – është argumenti i tyre. Në realitet mu këtu qëndron problemi. Çfarë shoqërie është ajo që jeton nga dasmat e jo nga ekonomia? Kjo lloj dasme ka krijuar përfitues agresivë që nuk e duan këtë manifestim ndryshe.

Këta janë ata që e presin diasporën sikur larashët viktimën. Natyrisht, këtu viktima (diaspora) i inspiron vetë larashët. Madje, përgatitet për këtë akt dhe vjen me transparencë e me plankarta në dorë e megafonë në gojë duke bërtitur:’Ne kemi para’.

Pastaj, e bërë ‘asht e lëkurë’ pas dy javëve i duhet të kthehet për t’i larë borxhet me punën më të rëndë dhe pagesat më të ulëta që bëhen në Perëndim.

Këta e kanë themeluar trendin që u imponohet edhe atyre që nuk kanë gjendje financiare sikur diaspora dhe e ndjejnë për obligim përcjelljen e trendit. Por, pse këta njerëz kanë nevojë të harxhojnë para kot duke e dëmtuar veten?

Ndoshta kjo gjendje spjegohet nëse kërkojmë ndihmë nga shkenca e psikologjisë. Gjendja jonë e rëndë e ka përfunduar njeriun dhe duket që e ka dërguar në vdekje klinike.

Nga aty, njeriu jonë zgjohet si fantazmë vetëm me rastin e dasmës dhe nën tingujt e muzikës tallava për të hedhur valle mbi varrin e vet.

Dasma lukrative këtu shërben për ta krijuar ndjenjën e mirë duke e refuzuar gjendjen e mjerë. Dalldiset për të dëshmuar se është gjallë dhe për ta refuzuar varfërinë, humbjen e dinjitetit dhe shpresës për jetë që ka rezultuar me dështimin e politikës tonë.

Pasi që këtë vështrim e fillova me gjermanët, po e përfundoj me ta. Në filmin ‘Dawnfall’ (Rënia) që tregon momentet e fundit të jetës së Hitlerit, rolin e të cilit, në mënyrë të shkëlqyeshme, e luan aktori zviceran, Bruno Ganz, paraqitet efekti që u mundova ta spjegoj me rastin e këtyre dasmave tona të dalldisura.

Në momentet e fundit, në bunkerin e Hitlerit shpërthen argëtimi. Oficerët, ushtarët dhe administrata e Hitlerit dalldiset në argëtim për shkak se për ta nuk ekziston e nesërmja. Dehën, vallëzojnë, këndojnë, qeshin, bëjnë seks dhe kënaqen në mënyrë të shfrenuar derisa udhëheqja e tyre bëhet gati për vetëvrasje.

Kjo është dasma e fundit e Gjermanisë naciste. E tërë kjo ndodhë kur ushtria ruse nuk është më larg se dy apo tri kilometra dhe e cila po i afrohej bunkerit duke vrarë e shkatërruar Berlinin. Formë e quditshme e ahengut para kapitulimit dhe poshtërimit të Gjermanisë.

Nëse e shikoni me kujdes, një qoroditje që ofron efekt të këtillë, e vëreni edhe në këto dasmat tona. Athua, edhe ne jemi para kapitulimit shoqëror – kulturor? A thua jemi duke e refuzuar ardhjen e të nesërmes?

Tags: DasmatDaut DautiOpinion
Postimi i mëparshëm

Arabia Saudite rihapë xhamitë

Postimi tjetër

Ky është moti për ditën e shtunë

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Ky është moti për ditën e shtunë

Ky është moti për ditën e shtunë

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu