Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut, Basri Canolli, ku edhe u bë vënia e gurthemelit të ndërtimit të Kullës së heroit Basri (Halil) Canolli – Shpendi, në fshatin Marec, investim i MKRS-së, objekt i trashëgimisë i cili që do ta mbajë emrin e tij, përcjell InLajmi.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-deputetë të zonës dhe bashkëluftëtarë të heroit Canolli.
Me këtë rast, Ministrja Dumoshi, tha se shteti e ka për obligim të kujtojë sakrificën e atyre që kanë kontribuuar në lirinë e vendit dhe MKRS-ja po investon në krijimin e kushteve për dokumentimin e tillë.
“Si ministre jam e nderuar që sot po e vëmë gurthemelin e kullës së familjes Canolli. Kjo kullë do të flet shumë. Çdo tullë e kësaj kulle do ta tregojë historinë e popullit tonë, historinë e Gollakut dhe të gjithë përpjekjes tonë për liri. Dua ta falënderojë familjen që na ka qëndruar afër në realizimin e këtij projekti”, tha ministrja Dumoshi.
Ministrja vlerësoi se duke i nderuar luftëtarët tonë e gjakun tonë ne do ta gëzojmë lirinë dhe ky investim i ministrisë është një dokumentim i historisë tonë të lavdishme që ajo mos të harrohet./InLajmi/