Ylli portugez, Cristiano Ronaldo për herë të parë në karrierë i ka humbur dy finale me radhë me klubin e tij, transmeton InLajmi.
Mbrëmë Juventusi u mposht në penallti nga Napoli në finale e Kupës së Italisë.
Ronaldo finalen e parafundit e kishte humbur ndaj Lazios, respektivisht në Superkupën e Italisë, ndërkaq muaj më vonë ai shënoi për herë të parë një dështim konsekutiv me ndonjë klubin e tij.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk e kishte përjetuar një gjë të tillë gjatë kohës sa luante me Sporting Lisbonën, Manchester United dhe Real Madridin me të cilin arriti sukseset më të mëdha në karrierë./InLajmi/