Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës, përcjell InLajmi.
Haradinaj shprehet mirënjohës ndaj të rënëve për liri dhe përjetë falenderues për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
“Me 18 qershor 1999 i erdhi radha Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës, që të nisin kapitullin e ri historik”, tha Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Me 18 qershor 1999 i erdhi radha Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës, që të nisin kapitullin e ri historik.
Kujtojmë sot me respekt luftëtarët e brigadave 112 “Arben Haliti”, 113 “Mujë Krasniqi” dhe 172 “Isa Kastrati”, betejat dhe sakrificën e tyre.
Përjetë falënderues të rënëve për liri!
Përjetë falënderues për ndihmën vendimtare që erdhi nga miqtë tanë, SHBA dhe NATO!
Klinë, Skenderaj e Kamenicë, urime Dita e Çlirimit! /InLajmi/