Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës me qëllim të parandalimit të koronavirusit, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka ndërmarrë masa të reja, përcjell InLajmi.
Komuna ka njoftuar se Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrollë rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse.
Po ashtu janë ndaluar te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palë e interesuara
Njoftim i plotë i Kuvendit Komunal të Gjakovës:
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 17.06.2020, me qëllim të parandalimit të COVID-19, ju informojmë se Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ndërmerr këto masa:
Reduktimin e stafit të punëtorëve të administratës, në përputhje me manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Ata që do të qëndrojnë në shtëpi, do të kryejnë detyrat online nga shtëpia.
Ndalohen te gjitha takimet fizike të administratës komunale me të gjitha palë e interesuara. Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që të ju kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara poashtu online.
Shërbimi i tatimit në pronë dhe ofiqarisë do të jetë i hapur për qytetarë, me staf të reduktuar.
Qytetarët që hyjnë brenda objektit të komunës, obligohen të jenë të pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse.
Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës do të bëjnë kontrollë rigoroze lidhur me përdorimin e mjeteve mbrojtëse, në të gjitha institucionet publike dhe private. /InLajmi/