• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Evropën si “burim” i paqes, më mirë se ne shqiptarët nuk e njeh askush

V E nga V E
18 June 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Refuzimi i vonuar estetik
6
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Skënder Berisha

“Burimin” e paqes evropiane, më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka njohur askush, në truallin e Evropës.

Kjo, në dukje të parë është realiste dhe aspak cinike, mëton të japë disa shpjegime rreth fuqisë për “ndërtimin e paqes” dhe mënyrave të duhura për “ruajtjen e paqes”. Mësim nga historia që Padër Fishta e kishte mësuar, por shumica e shqiptarëve mungonin në atë orë.

Gjatë historisë, Evropa është dëshmuar si shumë energjike, e vetëpërmbajtur, e drejtë, solidare dhe bashkëpunuese. Por, këtu është edhe paradoksi. Ajo energji që dispononte Evropa, vërshonte në kohë e hapësirë, duke prodhuar edhe efekte të padëshiruara.

Përse?

Nëse themi se Evropa ishte djepi i krijimit të paqes, atëherë, ngjitas me paqen, është lufta. Duke pasur luftëra, kemi luftën tjetër, atë për paqen. Pra, del se dhe paqja është vazhdim i luftës, ashtu siç dita është vazhdim i natës. Të tilla sajesa të paqes, historia na dëshmon se ka mjaft.

Nëse shohim pak në një kronologji të cunguar, pa pretendim shterimi të çështjes, është lufta, ajo që prodhon apo e lindë paqen. Përvojën për të tilla akte “heroike” e fillojmë me Paqen e Augsburgut.

Më me vlerë dhe peshë për paqen në Evropë, ishte Paqja e Vestfalisë. Paqe, e cila solli një rend të ri, mbi rendin e vjetër, duke fuqizuar frankofoninë dhe dobësuar zonat gjermanisht folëse. 40 vjet luftë në zonat gjermanisht e frëngjisht folëse, për të arritur te kjo paqe.

E radhës vije pas konfliktit përtej oqeanit, paqja u bë në Paris, sepse zonja e vjetër di të ndërtoj paqen. Po, paqe e ndërtuar nga tmerret e luftës për koloni. E drejt, e mirë, deri në dhimbje.

Deri sa bota frankofone po perëndonte, po lindte kreatori i paqes nga Vjena. Shekulli vjenez, gjermanisht folës, ashtu si gjuha e Peter Beyer. Komonuelti nuk i nën renditet kronologjive, mbetet e tejkohëshme, si katër mbretërit e letrave dhe vetëm një më tepër, ai i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas Kongresit të Vjenës, vije Traktati i Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, Traktati i Parisit dhe, po lindte shekulli i ri, me kreatorët e paqes, deri sa baballarët e luftërave, o ishin bërë dhe, o bëheshin gati për të futur edhe babanë e vet në dhe. Historia fatkeqësisht do t’ju japë të dyja rrolet.

Berlini do të mbetej gand i zemrës shqiptare. Do të shitoheshin trojet etnike shqiptare, për orekset e sëmura për dalje në ujërat e ngrohta nga të cilat i kishte privuar vet Zoti. Atë që nuk ua kishte dhënë Zoti, e kompensonin me pazare, me tradhti e punë mugëtire.

Evropa do ta dëshmonte dhe rikonfirmonte sërish talentin e vet, për krijimin e paqes, kongreseve, konferencave dhe traktateve, të cilat bota nuk i kishte parë, në favor të lirisë së shteteve dhe qytetarëve.

Konferenca e Londrës, po i qëronte hesapet me të sëmurët, duke mos hequr bisturinë nga duart me mjek që veten nuk mund ta shëronin. Evropa do të bëhej e mëshirshme si çdo herë, do të ngjiste etiketa dhe hop, kreatore e paqes globale. Konferencë që do të shqyente zemrën e popujve pa krah.

Pastaj vije ultimatumi, që çoi në një luftë që bota nuk e kishte parë. Por, talenti evropian për paqe, nuk do të mungonte pas kasaphanës së tmerrshme, ku numrat tashmë ishin me dhjetëra milion që i luteshin nga afër Zotit për parajsë. Sa e skëterrshme, aq diabolike.

Këtu do të shfaqej për herë të parë, kreatori i mirëfilltë, i cili e lejonte botën e të shtypurve të mbroheshin, me shtete dhe adn nacionale. 14 pikat e Willsonit, fshihej një e panjohur deri atëherë, ne shqiptarët. Ne, më nuk ishim terma gjeografik, as historik, as premordial, por fakt.

Versaja sërish, vendi nga buronte, liria-vëllazëria dhe barazia. Edhe paqja, tashmë, mjeshtëria e paqes ishte në kulm. Sepse, lufta paraprake, sajoi ambientin për diçka të paparë. Paqe, versajase. Paqe që do të ngjizte tmerrin që po vinte, bota nuk e kishte parë. Por, ai tmerr do të prodhonte prapë një të arritur tjetër, një varg suksesesh si Konferenca e Kajros, Teheranit, Jaltës, Potsdamit dhe Konferenca e Paqes në Paris.

Bota do të shembej nga kjo e arritur, sepse, paraprakisht, ato luftëra të tmerrshme, do të prodhonin paqe që vërtetë bota as që do ta imagjinonte. Këtu, do përmendur edhe marrëveshjen për shpërnguljen e shqiptarëve, ajo kreatura e krijuar në Versajë, ishte burrëruar dhe atë që ua bëri otomani me shekuj deri disa vite më herët, të njëjtin ua bënin shqiptarëve.

Në lavjerrës mbetet Akti Final i Helsinkit. Zotëruesit e hartave zotoheshin se nuk i lëvizin kufijtë. Ne njiheshim me shekuj mes vete, shqiptarët e kishin provuar në kurrizin e vet. Letra e lakmuesit dëshmonte se andej kishte pasur shumë gjak e urinë.

Fuqisë apo pak fuqisë evropiane për krijimin dhe interpretimin e paqes do t’i vërë kapak Dejtoni. Kreativiteti dhe Deusi i burimeve të paqes, për Ballkanin kishin shteruar, përtej Atlantikut u gjet zgjidhja. Ky fenomen i ruajtjes së të vegjëlve, akt sa i pritur aq edhe i drejtë, do të përsëritet në historinë tonë të re, si shpëtim nga shfarosja, dëbimi dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve.

Erdhi edhe një luftë, erdhën çlirimtarët dhe Rambujeja. Këngë e njohur thurej po të mos ishin pasardhësit e baballarëve nga viti 1919, pastaj “enough is enough”, deri te Jamie Shia dhe shiu. Evropa po bëhej gati sërish, por jo, baballarët ishin aty.

Për kureshtje dhe kreativitetin evropian për të bërë paqe, këtu janë cekur disa nga “veprat” madhështore, aq sa ishin tragjike edhe rrethanat që i sollën ato. Gojëhapur do të mbetej edhe Serbia po t’i besonte kreatorëve të paqes, jo vetëm z. Beyer (“do your homework” dhe “no dirty deals”). Ja “thesari” të cilin serbët, por edhe z. Beyer e njohin më mirë se ne shqiptarët:

Paqja e Augsburgut, 25 shtator 1555,

Paqja e Vestfalisë, 15 maj – 24 tetor 1648,

Traktati i Parisit, 10 shkurt 1763,

Traktati i Parisit, 3 shtator 1783,

Kongresi i Vjenës, 18 shtator 1814,

Traktati i Shën-Stefanit, 3 mars 1878,

Kongresi i Berlinit, 13 qershor 1878,

Traktati i Parisit, 10 dhjetor 1898,

Konferenca e Londrës, 16 dhjetor 1912 dhe 23 janar 1913,

Traktati i Versajës, 21 tetor 1919,

Konferenca e Kajros, 22-26 nëntor 1943,

Konferenca e Teheranit, 28 nëntor deri më 1 dhjetor 1943,

Konferenca e Jaltës, 4 deri më 11 shkurt 1945,

Konferenca e Potsdamit, 17 korrik deri më 2 gusht 1945,

Konferenca e Paqes në Paris, 29 korrik deri më 15 tetor 1946,

Marrëveshja e Helsinkit, 1 gusht 1975,

Marrëveshja e Dejtonit, 21 nëntor 1995,

Marrëveshja e Rambujesë, 18 mars 1999.

Në tërë këto kala e kthina të krijimit të paqes evropiane, dy herë u gjendem në kohën dhe vendin e duhur krah kreatorit të paqes që vinte nga përtej Atlantikut. Fati ynë!

Tags: EvropaSkënder BerishaVjena
Postimi i mëparshëm

Fjala ngjyrë bojëqielli

Postimi tjetër

Krasniqi: Gjendja në infektivë e rëndë 62 pacientë të shtrirë, 23 me oksigjenoterapi

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Krasniqi: Gjendja në infektivë e rëndë 62 pacientë të shtrirë, 23 me oksigjenoterapi

Krasniqi: Gjendja në infektivë e rëndë 62 pacientë të shtrirë, 23 me oksigjenoterapi

Lajmet e fundit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Gashi: Bota po kallet flakë, e ne po zihemi për poste, kjo duhet të marrë fund

Gashi: Bota po kallet flakë, e ne po zihemi për poste, kjo duhet të marrë fund

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu