Drejtori i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, ka dhënë detaje për arrestimin e shoferit të autobusit të linjës 4, në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.
Rexhepaj, theksoi se kanë informacione për rastin dhe se është duke u hetuar nga Policia.
“Po i arrestuar është një shofer i Linjës 4, të autobusit të Trafikut Urban. Ai është zëvendësuar menjëherë nga një shofer rezervë që e kemi dhe linja tanimë është në qarkullim”, ka thënë Rexhepaj për Front Online.
Drejtori i Trafikut Urbani bëri të ditur, që në rast se del që shoferi është fajtorë, ndaj tij do të ndërmerren edhe masa disiplinore.
“Patjetër që ne jemi informuar menjëherë për këtë rast. Policia është duke u marrë tani me rastin. Edhe ne njëkohësisht mund të ceki që pasi ta ndriçojmë rastin do të marrim masat disiplinore në kuadër të rregullores së ndërmarrjes dhe do të vlerësojmë nëse shoferi është fajtor apo ajo.
Të shohim edhe versionin e policisë por i kemi edhe kamerat e autobusit të cilat mund të na ndihmojnë në ndriçimin e ngjarjes”, ka thënë tutje ai.