Gjatë ditës u tha që rokgrupi TROJA, i kishin ndarë rrugët për shkak të pjesëmarrjes në organizimin e Vetëvendosjes në shesh, përcjell InLajmi.
E lajmin e ka konfirmuar edhe Bujar Berisha, anëtar i këtij grupi por e ka mohuar të ketë qenë kjo arsyeja.
“Nuk eshte e vertete qe grupi Troja u nda pas protestes se 12 Qershorit. E verteta eshte se ka dy vite qe grupi Troja nuk jemi bashke edhe nuk funksionojme si bend per arsye private te antarve te grupit” shkroi ai në facebook.
Ai tha se performanca ime ne nje protestë qytetare ku në pyetje është shteti im dhe shteti i femijve të mi, nuk është një ,,aheng” siq e kishte quajtur autori i shkrimit, por njeëprotestë masive, paqësore, qytetare, në një moment mjaft kritik per të ardhmen e shtetit.
“Publiku qe na ka percjelle gjate kesaj kohe, gati 30 vjeqare, duhet ta kene parasyshe se kenget te cilat i kam performu ne protesten e 12 Qershorit, jane kenge te cilat i kam shkru me doren time dhe per kete nuk i jap as nuk i kerkoj llogari askujt mbi kete toke, e aq me pak ndonje autori te nje shkrimi te tille” shtoi ndër të tjera Berisha.
Ai tha se shkrimi nuk ka asnjë qëllim tjeter, përveq zbehjes së vlerës se protestës së 12 Qershorit./InLajmi/






















