Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin që ka thirrur për nesër kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhësi i LVV-së, Arlind Manxhuka i cili ka thënë se Qeveri Hoti është e paligjshme dhe nuk ka kredibilitet.
“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka thënë zëdhënësi i partisë, Manxhuka.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar sot liderët e partive politike për një takim të përbashkët para udhëtimit në Washington.
Postimi i tij i plotë:
Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin. /InLajmi/