Qendra Korrektuese Lipjan ka pranuar donacion nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK preparate dezinfektuese, përcjell InLajmi.
Ato përmbajnë 500 litra shampon për pastrimin e duarve, 300 litra dezinfektues dhe 6000 palë dorëza mbrojtëse.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e higjienës në këtë qendër, si dhe mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve të QKL-së nga Pandemia Covid-19.
Një donacion i njëjtë do të dhurohet edhe për Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë./InLajmi/