Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar një detaj nga jeta e tij, nëpërmjet një fotografie shumë domethënëse, përcjell InLajmi.
Në facebook Pacolli i ka njoftuar ndjekësit e tij se cila ishte rruga e tij drejt suksesit, duke ja bashkangjitur një fotografi teksa ka treguar rrugën që ndiqte për të shkuar në shkollë.

Në këtë rrugë ecja për disa orë për të shkuar në shkollë, por kjo ishte edhe rruga ime e parë e suksesit”, ka shkruar Pacolli.
“Asnjëherë mos harroni të kaluarën”, ka porositur ai./InLajmi/





















