Në një aksident trafiku mbrëmë ka ndërruar jetë një i ri nga Tërpeza e Malishevës, përcjell InLajmi.
I ndjeri është Albert Krasniqi ishte anëtar i Kryesisë së Rinisë së Nimsës.
Për vdekjen e tij të hershme ka njoftuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se ai ishte shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.
Postimi i plotë i tij
ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.
Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.
Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.
Lamtumirë shoku ynë,
Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë! /InLajmi/