Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, është emëruar nga Kryeministri Avdullah Hoti për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, përcjell InLajmi.
“Kam kënaqësinë e rrallë,të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit”.


Me këtë rast, ai falenderoi kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë ndaj tij.
Zëvendësministri tha që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës./InLajmi/




















