Këngëtarja e dashur për publikun Dafina Zeqiri, është duke punuar për albumin e saj të ri, i cili do të dal shumë shpejtë në treg, shkruan InLajmi.
Ndër këngët e paralajmëruara, surprizë për fansat pritet të jetë një bashkëpunim me reperin Ledri Vula, me të cilin kishte edhe një lidhje.
Pjesë e këngës do të jetë edhe reperi tjetër Lumi B me të cilin numërojnë disa bashkëpunime të sukseshme.
Si duket gjirimet e klipit kanë filluar, e në pamjet e publikuara shihet edhe e dashura e Ledrit, Sara Hoxha, me të cilën Dafina ka publikuar edhe një fotografi përkrahë saj.
Si duket të dyja gëzojnë raporte të mira me njëra tjetrën, e Dafina me Ledrin e ruajnë shoqërinë e dikurshme.
Ato janë të shoqëruara edhe nga bashkëshortja e Lumi B. Kënga pritet të dal së shpejti dhe titullohet “Dafinë moj”, këngë kjo personale për këngëtaren./InLajmi/