Derisa në Kosovë thonë se njohja do të jetë temë. Në Serbi thonë të kundërtën. Derisa askush s’ka njohje të qartë për temat.
Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Uashington, sepse ne nuk do të lejojmë që të jetë, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuciq, i pyetur për takimin e 27 qershorit në mes të përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë.
Opozita serbe e ka akuzuar Vuciqin se po shkon në Shtëpinë e Bardhë për ta diskutuar njohjen e Kosovës, por ai i ka siguruar qytetarët serbë se një gjë e tillë s’është as temë e takimit.
Ai ka thënë gjithashtu se shpreson që pala kosovare do ta respektojë atë çfarë i kanë thënë emisiarit të SHBA-ve, Richard Grenell, se nuk do të tentojnë arnëtarësimin në organizata ndërkombtare , njofton Insajderi.
“Ne do të shohim nëse shqiptarët do ta respektojnë atë që tha Richard Grenel për mos kandidimin në organizata ndërkombëtare”, pohoi Vuciq.