Armend Zemaj sot ishte në takim me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj , përcjell InLajmi.
Ai tregoj se si Reshitaj e përgëzoi për detyrën e re dhe që i ofroi përkrahje masksimale në angazhimet e tij.
Gjatë këtij takimi ata biseduan edhe për masat parandaluese të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Zemaj thotë se i ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Postimi i plotë i tij :
Sot kam pritur në takim kryetaren e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj.
Reshitaj si përfaqësuese e komisionit më përgëzoi për detyrën e re dhe më ofroi përkrahje maksimale në angazhimin tim.
Ajo veçanërisht mbështeti nismën time për t’iu ofruar vende pune specialisteve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.
Ndër të tjera në këtë takim kemi biseduar edhe për masat parandaluese të luftës kundër pandemisë Covid-19.
Unë i ofrova gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë. /InLajmi/