Kryetarja e Kuvendit pas takimit me të dërguarin e posaqëm për dialog Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, raporton InLajmi.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se si Kuvend, do të luajnë një rol të veçantë mbikëqyrës mbi Qeverinë që nuk është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në dialog.
“Ne patëm një takim produktiv. Në emër të kuvendit shpreha gatishmërinë që si Kuvend të luajmë një rol mbikqyrës mbi qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe presim që ky të jetë një dialog i barabartë. Nuk ka negocim për territorin e Kosovës dhe për sovranitetin dhe këto duhet të kenë parime që do të prodhonte procesi i dialogut. Biseduam edhe për pritshmëritë e BE për nevojën që të koordinohet ky proces me SHBA-në”, tha ajo.
‘Takimi me kryeparlamentare ishte mjaft konstruktiv. Informova zonjën kryeparlamentare për planin për metodologjinë e dialogut. Të dy u pajtuam që ky proces të jetë transparent”, ka thënë Lajëak.
Përfaqësuesi i BE-së pritet ta takojnë edhe kryeministrin Hoti./InLajmi/




















