Nënkoloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka vendosur që paratë e trustit të tij që deri tash kanë arritur në vlerë 18.250 t’ia ofroj shtetit të Kosovës pa asnjë kompensim deri në pensionimin e tij.
Ani pse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për masat emergjente të ndajë Pakon Fiskale Emergjente për stimulimin e punonjësve të sektorëve esencial gjatë gjendjes emergjencës të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit me virusin COVID-19, Veseli ka vendosur të mos e pranoj një ndihmë të tillë.
“Nëse shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashtë, për ta kaluar vendi jone sa me mire këtë krize, unë ia ofrojë shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnjë kompensim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra për 12 vite. Atdhe kemi vetëm një, Kosovën tone”, shkruan Veseli, raporton arbresh.info.
Kjo është letra e plotë pa ndërhyrje:
Zoteri Kryeminister,
Dua ta falenderoje Qeverin tone dhe Juve, per kujdesin dhe masat e nderrmarura per tejkalim te krizes Personalishte nuk dua asnje kompenzim nga shteti im. Me mjafton paga qe marre.
Nese shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashte, per ta kaluar vendi jone sa me mire kete krize, une ia ofroje shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnje kompenzim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra per 12 vite.
Atdhe kemi vetem nje, Kosoven tone. N.Kolonel Afrim Veseli. Forca e Siguris se Kosoves.