Drejtoria e Inspeksionit, ka njoftuar qytetarët se me datë 16.06.2020 (e martë), duke filluar nga ora 20:00 do të filloj faza e parë e dezinsektimit hapësinorë në Komunën e Fushë Kosovës, përcjell InLajmi.
Luten qytetarët që nga ora 20:00 (për disa orë) ti mbajnë dritaret e mbyllura.
Dezinsektimi mund të dështoj vetëm nëse nuk lejojnë kushtet atmosferike.
Ndryshe gjatë pandemisë në Komunën e Fushë Kosovë janë dezinfektuar edhe ambientet publike./InLajmi/