Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me COVID-19, duke thënë se mos u ndalni vetëm vazhdoni, përcjell InLajmi.
Ai ka ironizuar duke thënë se “Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, për dasma, për pushime”.
I njëjti ka shtuar se rritja e rasteve aktive në dy javët e fundit përbën rrezikë për shpërthim të pandemisë në përmasa të paparashikuara
Postimi i tij i plotë:
129 raste pozitive me COVID-19 dhe 34 raste të vdekjes!!
Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, për dasma, për pushime…!
Si duket ish qeveritarët, qeveritarët dhe disa qytetarë shëndetin po e konsiderojnë lluks, po neglizhohet rreziku i pandemisë.
Të nderuar qytetarë, duke e parë se qeveria e kaluar por edhe kjo e tanishmja janë duke bërë politikë me shëndetin tuaj ju bëjë apel :
– Të mos dilin nga shtëpia pa arsye, dilni vetëm për punë të domosdoshme.
– Mos u përshendetni duke ia zgjatur dorën të tjerëve.
– Mos hyni ne lokale dhe hapësira ku ka shumë njerëz, nëse nuk mbahet distanca.
– Mbulojeni gojen dhe hunden me maskë.
– Mos lejoni asnjë person të hyjë pa maskë në hapësira të mbyllura ku ju punoni.
– Përmbajuni udhezimeve të IKSHPK-së sepse ata mendojnë për shëndetin tuaj.
Janë më shumë se 600 raste aktive, duhet pasur shumë kujdes, sepse me datë 1 qershor raste aktive ishin 267, ndërsa sot janë dyfishuar rastet aktive me COVID-19.
Rritja e rasteve aktive në dy javët e fundit përbën rrezikë për shpërthim të pandemisë në përmasa të paparashikuara.
Pocesi i ndaljes së këtij virusi është shumë i vështirë, prandaj duhet t’i përmbahemi masave mbrojtëse, për të u’a lehtësuar profesionistëve shëndetësor luftimin e pandemisë COVID-19./InLajmi/