Forumi Ekonomik i Grave, i koordinuar nga Instituti Riinvest nëpërmjet projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja e grupeve më të cenueshme te grave”, fton gratë të cilat kanë humbur punën si pasojë e pandemisë që sipas kritereve të evidentuara më poshtë të aplikojnë për të përfituar ndihmë të drejtpërdrejtë financiare të njëhershme në vlerë të përafërt me pagën minimale sipas legjislacionit në fuqi, përcjell InLajmi.
Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në zbutjen e gjendjes sociale të grave t cilat kanë humbur punen në sektorë joformal gjatë pandemisë COVID-19, gratë/nënat vetushqyese dhe grtë që nuk përfitojnë ndihma tjera sociale
Përparësi do t’iu ipet grave që rrisin fëmijë jetimë dhe atyre që kanë fëmijë me nevoja të veçanta.
Aplikimi është i hapur deri më datën 19 qershor 2020. /InLajmi/