Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë mbeti i zbrazët edhe të marten, ku të gjitha 25 fluturimet të rezervuara më herët u anuluan.
Qeveria kosovare ende nuk ka vendosur të lejojë fluturimet komerciale për shkak të pandemisë.
E kjo po i duket e pakuptimtë zëdhënësit të aeroportit, Bujar Gashi.
Moslejimin e fluturimeve po e kundërshton edhe Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i këtij subjekti, Avni Bytyqi, thotë se nga kjo dëmtohen mërgimtarët, ndërsa shfaqen edhe telashe ekonomike për familjet që varen nga remitencat.
