Në Klinikën Infektive në QKUK ka ndërruar jetë një paciente 74-vjeçare e cila ishte e infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, ku është bërë e ditur se pacientja ishte nga komuna e Rahovecit.
Në Klinikën Infektive po trajtohen 53 pacientë, 20 prej tyre me oksigjenoterapi.
Detaje për gjendjen në Rahovec ka dhënë kreu i kësaj komunë, Smajl Latifi. Ai ka thënë se tre fëmijët e viktimës, dy vajzat dhe djali janë të prekur nga virusi. Gjendja shëndetësore e tyre, sipas Latifit, është stabile.
“Pacientja e ndjerë ka pasur probleme të tjera shëndetësore përvec COVID-19. Ajo ka qenë e sëmurë nga mushkëritë, diabeti e probleme me veshkat. Dy vajzat e saja dhe djali kanë rezultuar pozitiv me virus”, ka sqaruar kryetari Latifi.
Ai ka thënë se Rahoveci ka për momentin 16 raste aktive me COVID-19. Përderisa 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë. Tre nga ta kanë qenë në hemodializë.
E ndëkrohë edhe gjatë ditës së sotme pritet rezultate të mostrave të marra në Rahoves me dyshimet për persona të infektuar me COVID-19, përcjell Gazeta Express
Mbrëmë IKSHPK ka njoftuar edhe për 8 raste të reja me koronavirus në këtë komunë.




















