Para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar pronarët e restoranteve e këngëtarët për moslejimin e organizimit të dasmave, raporton InLjami.
Para protestuesve ka dal ministri i shëndetësisë Armend Zemaj i cili u kërkoi që të ndërpresin protestën që të mos rrezikohet shëndeti i të gjithëve.
Zemaj më pas i ka ftuar në takim përfaqësues e tyre në ministri në orën 12:00.
Këngëtari Afrim Muqiqi, tha se do të takohem me ministrin për të diskutuar rreth manualit të cilin e kanë përgatitur për mbajtjen e dasmave.
Ai tha se nëse nuk lejohen të mbahen dasmat ato do të mbajnë në livadhe apo sheshe. Ai kritikoi organet përgjegjëse për diskriminim pasi kafiteritë mund të hapen kurse puna e tyre nuk po lejohet. /InLajmi/