Albena Reshitaj, ka njoftuar se sot ka vizituar Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, ku është pritur nga drejtoresha Adnora Nurboja. Reshitaj, ka thënë se i ka falënderuar punëtorët shëndetësorë të institutit lidhur me angazhimin e tyre kundër pandemisë së koronavirusit “Për të parë nga afër punën e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë sot vizitova personelin shëndetësorë në krye me drejtoreshën e Qendrës Dr. Adnora Nurboja, përcjell InLajmi.
Mjekët specialistë të epidemiologjisë, mikrobiologjisë, ekologjisë i falënderova për punën dhe gatishmërine e tyre të punojnë intenzivisht për 4 muaj në shërbim të shëndetit të qytetarëve për përballimim sa më të lehtë të Pandemisë Covid-19. Nga aty u njoftova me të gjitha zhvillimet dhe ecuritë e Institutit”, ka shkruar ajo.
Ajo ka sqaruar se është shqetësues numri i madh i të infektuarëve me Covid-19, e sidomos në javën e fundit./InLajmi/