Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, për tri ditë rresht do të protestojë para objektit të kësaj të fundit.
Vendimi për protesta është marrë javën e kaluar nga Shoqata e radio-taksive, shkruan lajmi.net.
Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.