Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 43 pacientë të cilët janë të prekur me koronavirus, përcjell InLajmi.
Në Kosovë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 1 mijë e 486.
Vetëm në tre ditët e fundit, numri i të infektuarve është rritur dukshëm.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 43 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Sipas njoftimit, 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërkaq një paciente është në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 486 raste me kosonavirus, 33 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 953 janë shëruar. Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 500.
Njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 15/06/2020, gjinden të hospitalizuar 57 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 43 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: nga 43 raste të infektuar me Covid 19, 20 raste janë në gjendje stabile.
Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdejse intensive.
Jemi në pritje të rezultateve për 13 raste, ndersa 1 rast i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid 19 vazhdon trajtimin në klinikë. /InLajmi/