Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se sot në orën 13:00 do të shpërndahet manuali me masa kundër koronavirusit.
Në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet sot ai kthënë se ky manual do të shpërndahet nëpër institucione publike dhe private.
“Sot në orën 13:00 manualin fillimisht do ta përhapim nëpër institucione. Ky është manuali. Kërkojë nga ju të gjithë që të zbatoni masat strikte që përmban manuali, fillimisht në institucionet publike pastaj edhe në ato private.”, ka thënë ai.
Tutje, Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen këto masa në mënyrë që të parandalohet rritja e rasteve me koronavirus.
“Ne duhet t’i respektojmë këto masa, njëherit të parandalojmë rritjen. Këto ditë është rritur numri i rasteve, pasi që qytetarët kanë dalur më shumë, bëjmë thirrje që të respektohen rekomandimet, të mbahet distanca, higjena.”, tha Ministri i Shëndetësisë.
Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur rritje të rasteve me koronavirus, ku për pak ditë janë shënuar afër 200 të infektuar, shkruan Gazeta Metro.
Kjo rritje ka ndodhur me rastin e lehtësimit të masave të kufizimit, ky qytetarëve nga 1 qershori u është lejuar dalja pa orar si dhe është bërë hapja e kafeneve.