Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë kanë prezantuar ofertën verore për këtë vit.
Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha, tha se kanë bërë zbritje të çmimit të shërbimeve
Pas një periudhe 3 mujore, komuna e Ulqinit ka parë disa lehtësira, ka miratuar një pako ekonomike dhe me tatimin e patundshmërinë kemi bërë zbritje”.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq tha se epidemia ka ndikuar negativisht ne ekonominë e Malit të Zi, por sipas tij, pas hapjes së kufijve shumë kosovarë kanë vizituar këtë vend.
Ai ka shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi dhe se pushuesit duhet të ndihet në sigurt.
“Kështu që tradicionalisht Kosova ka ardhur në shtëpi të tyre sepse e ndijën veten shumë më të lirë sepse nuk ka barriera, por numri i të infektuarve mundet me ndryshuar”.
Ferhat Dinosha, Ambasador i Malit të Zi në Kosovë, tha se edhe në kohën e pandemisë Ulqini do t’i pres pushuesit duar hapur./InLajmi/