Këngëtari dhe deputeti për një mandat, Labinot Tahiri, që me emrin artistik njihet si Labi, sot, e hënë, në orën 11:00, pritet të protestojë, bashkë me kolegë të tij – dhe kushdo që do i bashkohet – para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, përcjell InLjami.
Arsye e protestës është vendimi i tashmë qeverisë së kaluar për pezullimin e dasmave dhe ahengjeve gjatë verës – aktiviteti kryesor komercial i estradës shqiptare – si masë preventive e mos shpërndarjes së COVID-19.
Ky është postimi i plotë:
Nesër protesta mbahet para qeverisë!
Ora 11:00
Për shkak të interesimit të qytetarëve dhe bizneseve, protesta është vendosur të mbahet aty!
Mund te dalin qytetarë pa përjashtim, kolegë të mi, pronarë bisnesesh, qytetarët që duan të protestojnë për hallet e jetës se tyre, etj.
Pa dyshim nuk është protesta e parë e kësaj natyre e organizuar, sepse ka pas edhe të tjera ne aspekt mbarëkombëtar.
Ata që do dalin të na përkrahin, falemnderit!
Ata që nuk e shohin te arsyeshme të dalin, prapë falemnderit!
Por, kjo do te jetë protesta e parë dhe e fundit nga ana ime për ngritjen e zërit për Estradën, sepse edhe nuk i kisha kompetencat, megjithatë e pamë që nuk reagoj askush në ditët e para në mbrojtje të punës tonë, dhe u dasht të reagoj!
Pra, tani e kemi të qartë se a i hapin apo nuk i hapin mbrëmjet, nuk e kam problem, problem e kisha që mos të injorohemi dhe të diskriminohemi si kategori e artistëve!
Pa dyshim do ti respektoj vendimet e qeverisë.
Ju faleminderit!
Nesër ora 11:00 para QEVERISË!/InLajmi/