Pas 129 rasteve të reja me Covid-19, ka reaguar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së përcjell InLajmi.
“Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste”.
“Në Prizren janë konfirmuar 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste në Prizren, 1 rast në Mazrek, 1 rast në Reçanë dhe 1 rast në Romajë)”.
Postimi i plotë i tij:
“Të dashur qytetarë, virusi është ende mes nesh. Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike” /InLajmi/