Një zjarr ka shpërthyer në postën e cila gjendet në sheshin e qytetit të Ferizaj, rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me anë të raportit 24 orësh, përcjell InLjami.
Në raport thuhet se rasti ka ndodhur në katin e tretë të objektit të postës, ndërkohë zjarrfikësit kishin arritur ta shuajnë zjarrin.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe dëmi i shkaktuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Ky është njoftimi i plotë:
“Sheshi i qytetit, Ferizaj 13.06.2020-19:51. Është raportuar se një zjarr kishte shpërthyer në një zyrë në katin e tretë të objektit të postës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.”/InLjami/