Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vitomiricë të Pejës në Polici është raportuar se viktima femër së bashku me viktimën mashkull janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku.
Rasti është duke u cilësuar si hetim i vdekjes dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestuar edhe dy gëzhoja të fishekëve.
Klan Kosova nga burimet e veta merr vesh se burri dhe gruaja ishin fqinjë mes vete teksa besohet se gruaja ka vrarë fillimisht burrin e pastaj vetën.
Klan Kosova rreth rastit ka kontakuar me zyrtarin për media në Prokurorinë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Mbasi është pranuar informata prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe trupat e pajetë janë dërguar për obduksion” deklaroi Nikçi.
Arma dhe gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim dhe në bazë ta saj mund të kuptohet motivi i ngjarjes.