• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 7 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ky është 10 vjeçari i mbijetuar në maskarën e Gjakovës

J G nga J G
14 June 2020
në Kosovë
0 0
0
Ky është 10 vjeçari i mbijetuar në maskarën e Gjakovës
28
SHPERNDARJE
80
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dren Caka është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë. Nëntëmbëdhjetë gra dhe fëmijë u vranë në atë masakër. Dreni ishte dhjetë vjeç në atë kohë. Motrat e tij ishin 2, 6 dhe 14 vjeç, të tria mbetën të vrara.

Ndërsa, Dren Caka kishte mbijetuar duke u fshehur mbrapa trupit të vdekur të një gruaje.

Caka për këtë masakër kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës. Ai kishte treguar se ishte fshehur në një bodrum me nënë dhe tri motrat e tij. Ata ishin bashkuar me familje të tjera, kryesisht gra dhe fëmijë, kurse burrat kishin qenë në kulmet e shtëpisë duke bërë roje.

Ata besonin se serbët, të cilët ishin nisur në një pjesë të Gjakovës, “po kërkonin vetëm burra dhe nuk do të sulmonin gratë dhe fëmijët”.

Rreth orës 2 të mëngjesit, nëna e Drenit kishte dëgjuar se disa policë ishin duke ardhur në shtëpinë e tyre ku dhe kishin thyer derën e bodrumit dhe kishin kërkuar gra dhe fëmijë në gjuhën serbe dhe shqiptare. Ata kishin nxjerrë nga bodrumi gratë dhe fëmijët që kishin qenë aty, disa kishin arritur të shpëtonin mirëpo Dreni me motrat dhe nënë e tij nuk kishin arritur të iknin nga bodrumi dhe kishin mbetur nën ruajtjen e tre policëve serbë.

Ndërkohë, policët kishin djegur shtëpinë ku kishin qenë gratë dhe fëmijët. Shtëpia filloi të mbushej me tym. Dren Caka kishte dëgjuar britmën e motrës së tij dyvjeçare, të bllokuar nën trupin e nënës së saj të vdekur, por nuk kishte mundur ta ndihmonte. Po ashtu edhe Dreni ishte qëlluar, ai kishte krahun e thyer. Dreni kishte lëvizur nga dhoma në dhomë, duke pretenduar se ai ishte i vdekur në çdo hapë që e bënte. Në fund ai ishte hedhur nga dritarja e shtëpisë së fqinjit ku kishin qenë duke qëndruar dhe ishte nisur në drejtim të shtëpisë së tij. Derisa po ikte nga shtëpia në zjarr, Dren Cakën e kishin parë tre policë. Ata ishin duke qëndruar para shtëpisë, duke pirë duhan me një shprehje të ftohtë në fytyrë.

Kur arriti në shtëpinë e tij, Dren Caka kishte parë tezen e tij dhe i kishte kërkuar ndihmë, duke bërtitur se “të gjithë ishin të vdekur”. Ajo i kishte thënë se e ka parë një ëndërr të keqe, mirëpo tezja i kishte besuar Drenit vetëm kur e kishte pa të plagosur.

Pas kësaj masakre, Dreni kishte shkuar në Shqipëri si refugjat së bashku me të afërmit tjerë të cilët i kishin mbijetuar masakrës së 1 dhe 2 prillit. Ali Caka që është babai i Drenit nuk kishte shkuar së bashku me të, ai kishte mbetur në Gjakovë, ndërsa Dreni kishte qëndruar për pesë muaj në Shqipëri.

Dreni kishte dëshmuar këtë masakër në një anglishte të rrjedhshme, ndonëse u rrit shumë larg nga Kosova, ai kishte dëshmuar dy herë në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviqit, si dëshmitar i mbrojtur, përcjell Reporteri.

Dreni tash është duke jetuar në Vankuver të Kanadasë së bashku me babain e tij Ali Cakën, ku dhe është i punësuar. Babai i tij është martuar sërish dhe ka një djalë, të quajtur Dennis, dhe Dreni ka bërë tatuazh në krahun e tij emrin e Denisit.

Tags: Dren CakaGjakovaLufta në Kosovë
Postimi i mëparshëm

Një paciente me koronavirus në gjendje kritike

Postimi tjetër

Ahmeti nderon Dëshmorët e Lipjanit

Të ngjajshme Postime

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

4 të lënduar nga aksidenti mes 2 veturave në rrugën Lipjan-Shtime

6 August 2025
Krasniqi-Goodman mbështet protestën e 7 gushtit: Jam aty për historinë, për dinjitetin, për Kosovën
Kosovë

Krasniqi-Goodman mbështet protestën e 7 gushtit: Jam aty për historinë, për dinjitetin, për Kosovën

6 August 2025
AGK-ja e mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së: Qeveria urgjentisht ta alokojë buxhetin për transmetuesin publik
Kosovë

AGK-ja e mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së: Qeveria urgjentisht ta alokojë buxhetin për transmetuesin publik

6 August 2025
”Leji ti albuminat…”, Korenica: Vajza ime u fut në sallë operimi, mjeket me thanë ‘S’kemi pej as aspirator”
Kosovë

”Leji ti albuminat…”, Korenica: Vajza ime u fut në sallë operimi, mjeket me thanë ‘S’kemi pej as aspirator”

6 August 2025
Vajza e tij tregon se Aziz Salihu është diagnostikuar me një sëmundje
Kosovë

Vajza e tij tregon se Aziz Salihu është diagnostikuar me një sëmundje

6 August 2025
Hasani: Tërheqja e lëndës nga Osmani është antikushtetuese – tregoi se ka pasur kërkesë fiktive
Kosovë

Hasani: Tërheqja e lëndës nga Osmani është antikushtetuese – tregoi se ka pasur kërkesë fiktive

6 August 2025
Postimi tjetër
Ahmeti nderon Dëshmorët e Lipjanit

Ahmeti nderon Dëshmorët e Lipjanit

Lajmet e fundit

Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

6 August 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

4 të lënduar nga aksidenti mes 2 veturave në rrugën Lipjan-Shtime

6 August 2025
Shaqiri “shpërthen” me 2 gola, përmbys i vetëm Young Boys

Shaqiri “shpërthen” me 2 gola, përmbys i vetëm Young Boys

6 August 2025
Mëso të dëgjosh atë që ke brenda: intuita të flet

Mëso të dëgjosh atë që ke brenda: intuita të flet

6 August 2025
Shëndeti mendor i adoleshentëve po dëmtohet rëndë, ky shtet po planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale para moshës 16 vjeç

Shëndeti mendor i adoleshentëve po dëmtohet rëndë, ky shtet po planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale para moshës 16 vjeç

6 August 2025
“Zbathur dhe në bankë”: Ç’është kjo kulturë në Zelandën e Re që Vesa Luma përmendi?

“Zbathur dhe në bankë”: Ç’është kjo kulturë në Zelandën e Re që Vesa Luma përmendi?

6 August 2025
7 shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me konsumimin e ëmbëlsirave

7 shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me konsumimin e ëmbëlsirave

6 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu