Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila me rastin e ditë së çlirimit të Gajkovës, e ka uruar vendin duke kujtuar gjithmonë dhimbjet që serbët i kishin shkaktuar, përcjell InLajmi.
“Le të jetë përgjithmonë e ditur se sot 21 vite ti bashkë me krejt Kosovën frymove e lirë dhe njëkohësisht e dërmuar nga plagët dhe dhimbjet që t’u shkaktuan. Por kurrë nuk u përule dhe nuk do të përulesh nën robëri” shkroi Kusari në facebook.
Ajo tha se shumë të rinjë e të reja, burra e gra, pleq dhe plaka njomën tokën tënde ndër vite me gjak, që sot të ndriqojë Dielli i lirisë..
“Historia jote do të jetë gjithmonë bosht i historisë së shqiptarëve ndër shekuj dhe historisë së Kosovës së re” tha ndër të tjera ish-kryetarja e Gjakovës.
Ajo tha se duhet të shënojmë dhe kujtojmë kontributin, sakrificën dhe idealin e shumë gjeneratave para nesh që të na ndriqohet rruga përpara./InLajmi/