Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur t’i drejtohet institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk e pranuan vendimin e të njëjtës për formimin e qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin.
Vetëvendosje para dy ditësh ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për “antikushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit”, të deputetit Etem Arifi në seancën për votimin e qeverisë Hoti.
E përveç kësaj, Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për çështjen e votës së Haxhi Shalës, të cilën e shohin si të ndikuar nga presidenti Thaçi, raporton Radio Kosova e Lirë.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të kësaj partie, Rexhep Selimi.