Kryetari i komunës së Rahovecit Smail Latifi ka njoftuar se të infektuarit me koronavirus në këtë komunë janë gjendje stabile, përcjell InLajmi.
Ai ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në respektimin e masave kundër koronavirusit.

Latifi ka lutur qytetarët që të rrinë në shtëpi duke thënë se lehtësimi i masave, nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Edhe tre qytetarë, pas testimit për COVID 19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP në Prishtinë, kanë dalë POZITIV.
Të konfirmuarit me COVID 19 janë nga qyteti i Rahovecit, kanë gjendje stabile shëndetësore dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Lehtësimi i masave, nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë.
Rastet e fundit dëshmojnë se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale – ende po luftojmë me të panjohurën!
RRINËSHTËPI!. /InLajmi/





















