Shkencëtarët kanë paraqitur një test të ri që mund ta identifikojë COVID-19 në vetëm 30 minuta, duke analizuar mostrat e urinës, gjakut ose pështymës.
Sipas mediave të huaja, metoda e njohur si amplifikimi izotermik i ndërmjetësuar nga një teknikë me një tub (RT-LAMP), përfshin kërkimin e materialit gjenetik, ose ARN-në e coronavirusnit, në mostrat e testeve.
RT-LAMP është një teknikë e njohur, që është përdorur më parë për të zbuluar viruse të tilla si Zika dhe Ebola.
Studimi i udhëhqur nga Laura Lamb, nga “Beaumount Health” – një sistem i kujdesit shëndetësor në Michigan të SHBA-së, pati për qëllim zbulimin e një testi që mund ta identifikojë shpejt sëmundjen.
Sipas ekipit, teknika RT-LAMP, është më pak e kushtueshme, më e lehtë dhe më e shpejtë, se metoda standarde që përdoret aktualisht në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Ekspertët u shprehën se kjo metodë identifikon coronavirusin brenda 30 ose 45 minutave.