Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe është paraqitur për herë të parë në publik që nga fillimi i zbatimit të masave të izolimit në Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Në vijë me këshillat e qeverisë, u arrit pajtueshmëri që parada për ditëlindjen e Mbretëreshës të mos zhvillohej në mënyrën tradicionale.
Në vend të ceremonisë tradicionale, në oborrin mbretëror u mbajt një ceremoni më e vogël dhe më e shkurtër, gjatë së cilës u respektuan në mënyrë të rreptë masat e distancimit social, shkruan “Daily Mail”.
Mbretëresha u përshëndet në mënyrë mbretërore nga garda, ndërsa ceremonia u përcoll me manovra ushtarake dhe performancë muzikore, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, Britania e Madhe është shteti me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë dhe një ndër shtetet me më së shumti të vdekur në tërë botën.