Në qytetin e Ferizajt, është përfshirë nga zjarri objekti i Postës së Telekomit të Kosovës.
Shef i Sektorit të Operativës Rajonale në Ferizaj, Mehmedali Hajdini, ka thënë se nuk ka persona të lënduar nga ky.
“Ka ndodhur një zjarr janë ndezur disa pajisje, nuk kemi njohuri akoma sa është vlera e tyre”, njofton klankosova.tv.
“Lëndime në njerëz nuk kemi, menjëherë kanë intervenuar njësitet e policisë dhe zjarrëfikësit”, ka thënë Hajdini.