Te hënën është njoftuar për një protestë të këngëtarëve para Ministrisë së hëndetësisë, lidhur me mos lejimin e mbajtjes së koncerteve e dasmave, të cilat po shkaktojnë shumë humbje në xhepin e këngëtarëve, përcjell InLajmi.
E këngëtari Burak Vehapi ka shkruar lidhur me këtë çështje duke thënë se nuk ka reaguar për shkak se ka menduar që do të dëgjohet fjala e më të moshuarve.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Shume miqe m’kane bo pytje duke me keshilluar pse nuk reagon ? Tu e pa veten si nje i ri ne kete profesion kam prite qe ata qe ju hece fjala , qe kane kariere sa kam une vjet me e fillu nje kerkese ose lutje qe e kemi besoj secili e ku bashkangjitem edhe un me shoke .
Perderisa tash e 2 jave po jetojme ne normalitet , perderisa te gjitha qytetet jane plote me qytatare , mbahen protesta e tubime , perderisa qendrat tregtare e lokalet jane full ( qe gezohemi kur i shohim ashtu ).
Me e rendesishmja eshte qe e kemi pa prej fillimit te ketij filmi , ku ata qe kane pergjegjsi ndaj qytetarit per interesa personale as nuk e kan marre parasysh kete “ VIRUS “ ata kane qene te paret qe thyen krejt rregullat qe i kane vendos vete .
Ne nuk po kerkojme as nuk duam te shrytezojme asgje , po kerkojme qe me mos te jemi peng . Po kerkojme te punojme sepse je jetojme prej ketij profesioni , dhe kemi pergjegjsi sidomos ndaj dasmoreve .
Perndryshe 80% te dasmave besoj qe nuk do egzistonin pa diaspore , jeta e nates ne Kosove nuk do te ishte nder me te mirat ne rajon po mos te ishte diaspora , andaj eshte shqetesuese qe mund ta humbim diasporen . Po doni me i hup shume te ardhura qe hyne ne Kosove gjate sezones , per dicka qe as ju si besoni vetem se e shfrytezoni kur ju duhet . Kemi hup shume keto 4 muaj qe kaluan , askush e asnjeri nuk jemi viktimizu sepse e kemi respektu cdo rregull qe eshte vendos , e kemi respektu njeri tjetrin .
Tash jemi deshmitar qe ne shumicen e sektoreve eshte kthyer normaliteti e vetem sektori jone eshte harruar , e duke i pare gjanat qysh po rrjedhin ne tash e kemi nje lutje :
NA LEJONI TE PUNOJME ./InLajmi/