Liverpooli besohet të jetë klubi favorit për transferimin mesfushorit anglez, Jadon Sancho, i cili vlerësohet edhe si një nga më të shtrenjtit në botë, transmeton InLajmi.
Kjo pas paraqitjeve të tij të mira në dy vitet e fundit me Borussia Dortmundin, Sancho është shëndrruar në objektivin kryespr për klubet e mëdha europiane.
Ylli anglez besohet se ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga ‘Signal Iduna Park’ gjatë verës dhe Liverpooli besohet se po prin në garën për transferimin e tij, shkruan ‘Le10Sport’.
Edhe pse në javët e fundit në mediat e huaja, emri tij ëshë lidhur me një transferim të mundshëm tek rivali i Liverpoolit, Manchester United.
Jadon Sancho është pjesë e Dortmundit që nga viti 2017 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2022, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 117 milionë euro. /InLajmi/