Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, tha se ditëve në vijim unë si ministër dhe qeveria Hoti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë do të vazhdojmë kontaktet miqësore me diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur mënyrën dhe mundësinë për qytetarët tanë që të rinisin lëvizjen e lirë drejt BE- së , gjithnjë duke i respektuar rregullat dhe udhëzimet kundër Covid-19 të rekomanduara nga mjekët, përcjell InLajmi.
Aiu tha se ne nuk mund të interferojmë në vendimet e ambasadave dhe të qeverive të shteteve mike për rihapjen e kufijve të tyre dhe rinisjen e shërbimeve konsullore.
“Nuk mund të bëhemi as zëdhënës të tyre, pavarësisht se kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ne i falënderojmë shumë për ndihmën e tyre të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, e sidomos tani në luftën kundër pandemisë. Pa këtë ndihmë do të ishte shumë e vështirë për Kosovën” shkroi Zemaj në facebook.
Kujtojmëse shumë qytetarë të Kosovës janë në pritje të udhëtojnë në shtetet e BE-së, sidomos në Austri, Suedi, Zvicër, e Gjermani, qoftë për një kohë të shkurtër, si turist apo për një udhëtim pune./InLajmi/