Për shkak të këmbëve të gjera shumica i quajnë funde të rreme.
Çdo sezon me vete sjell edhe trendë të rinj mode, ndërkaq sipas mendimit të disa ekspertëve të modës, këto xhinse të pazakonshme do të jenë hit i vërtetë veror.
Kur është fjala për xhinset e modeleve të shqyera do të zëvendësohen me modele ‘culottes’.
Ky model ka qenë i popullarizuar në të kaluarën, mirëpo dukja e tashme nuk ngjan me modelin origjinal.
Sipas disa burimeve, ky model rrjedh nga Franca, ndërkaq në fillim i kanë bartur meshkujt si rroba të poshtme të gjata.
Fjala është për tri të katërta e xhinseve me bel të thellë, të cilat qëndrojnë larg trupit dhe zgjerohen nga fundi, transmeton Telegrafi.
Janë të rehatshme, qëndrojnë larg trupit dhe lehtë kombinohen me shumë stile veshjesh.